Nis tryeza për reformën në drejtësi, por nuk është “e rrumbullakët”

Është mbledhur sot nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, tryeza e madhe e punës për Reformën në Drejtësi, ku janë ftuar të gjitha partitë politike. Kreu i shtetit Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe kryetari i PD Lulzim Basha, ulen së bashku per te disukutuar mbi temen “Reformimi i sistemit gjyqesor ne Shqiperi”, për të paraqitur dhe pikëpamjet e tyre në lidhje me këtë reforme të rëndësishme. Në tryezë të pranishëm jane edhe përfaqësues të organizmave të huaja, të cilët prej vitesh mbështesin dhe monitorojnë Shqipërinë në sistemin e drejtësisë. Tryeza për reformën në drejtësi vjen në një kohë kur opozita ka kundërshtuar disa nga nismat e Qeverisë në lidhje me reformimin e sistemit dhe që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin e KLD, shkollën e Magjistraturës si dhe Gjykatat Administrative, ligje që tashmë presin gjykimin deh vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në këtë kuadër, Partia Demokratike pritet të kërkojë në tryezë tërheqjen e Qeverisë nga të gjitha nismat e saj për atë që partia më e madhe e opozitës e cilëson si tentativë të mazhorancës për uzurpimin e KLD-së. Deri tani kanë mbajtur fjalë Meta, Basha, Rama, të ulur në podium përballë një audience.
a.k
Add new comment