Grabitet Babai i teqesë në Gjirokastër, maskat dhunojnë dhe plagosin atë dhe të birin

As klerikët nuk i shpëtojnë grabitjeve. Pesë persona të maskuar kanë dhunuar Babain e Teqesë “Baba Hasani” dhe djalin e tij, në fshatin Shtepëz i Ri në Gjirokastër dhe më pas kanë grabitur rreth 150 mijë lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës, ku personat e maskuar, kanë hyrë në banesën e Babait të Teqesë, dhe kanë goditur me sende të forta këtë të fundit dhe djalin e tij. Ata kanë vjedhur në banesë një shumë prej 150 mijë lekësh dhe disa bizhuteri. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
a.k
Add new comment