Jahjaga në Beograd më 1 nëntor me ftesë të Komisionit Trilateral. Në takim edhe Edi Rama

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga thuhet se do të jetë në Beograd më 1 nëntor, ku do të zhvillohet një takim i Komisionit trilateral, i cili përbëhet nga SHBA-BE-Japoni. “Shtetet kandidate të Ballkanit Perëndimore, rruga e integrimit të tyre në BE”, është tema e takimit, i cili do të ketë prezencën edhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Ky i fundit ka parashikuar një vizitë zyrtare në Serbi më 22 tetor dhe me sa duket do të rikthehet në vendin fqinj, për së dyti brenda një jave. Ftesa për Jahjagën ka ardhur nga kreu i Komisionit për Europën, Jean-Claude Tricet dhe me siguri që kjo vizitë përbën një zhvillim në njohjen e shtetësisë së Kosovës.
http://koha.net/?id=27&l=28204
s.z
Add new comment