Deputeti socialist Ndoka padit Bashën për shpifje: Shpresoj mos ta shpëtojë prapë procedura

Kreu i Partisë Demokratike është paditur nga deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë deputeti Ndoka, i cili me anë të një statusi në rrjetin social “Fecebook” ka deklaruar se ka bërë një padi ndaj kreut të opozitës për shpifje ndaj tij.
“Lulzim Basha paditet për shpifje prej meje për shpifjet e tij në emisionin Opinion në Tv Klan, Unë nuk i përgjigjem shpifjes me shpifje, ndaj shpresoj që Luli kësaj here mos të shpëtojë me procedurë por të gjykohet dhe të dënohet, kësaj here jo si hajdut por si shpifës.”-citohet në mesazhin e Arben Ndokës.
a.k
Add new comment