Turqi, kurdët ngrihen në protesta kundër qeverisë. Nuk bëri asgjë për të shpëtuar qytetin Koban në Siri

Postuar në 07 Tetor, 2014 15:12

Dështimi i qeverisë turke për të mbështetur banorët dhe qytetin kufitar Koban që po sulmohet nga militantët e Shtetit Islamik, ka shkaktuar valë protestash nga kurdët në Turqi. Policia, ka përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve, pasi që trazirat janë përhapur në të paktën gjashtë qytete, përfshirë Stambollin, Diyarbakir, Ankara, Mersin dhe Adana. Mediat vendase bëjnë me dije se një protestues ka humbur jetën gjatë protestës. Protestat e tyre vijnë pasi dhuna në Koban është shtuar. Qyteti sirian buzë kufirit Siri-Turqi, shumica me banorë kurdë, është pothuajse në duart e xhihadistëve. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se Kobani është gati për të rënë i tëri në dorën e ISIS. Gjatë një vizite që u ka bërë refugjatëve sirianë në Turqi, ai ka thënë se "terrori nuk do të ndalet, veç nëse arrihet një bashkëpunim për sulme tokësore".

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.