Ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta: “Obama dëmtoi kredibilitetin e SHBA. Duhet të vepronte pasi përcaktoi “vijën e kuqe” për Assadin

Ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta ka kritikuar presidentin amerikan Barack Obama për qëndrimin e mbajtur në krizën siriane. Sipas Panettës, përcaktimi i një vije të kuqe për Bashar Al-Assdin, në rast se ky do të përdorte armë kimike ndaj civilëve, ishte gjëja e duhur për t’u bërë. “Por sapo Obama e bëri këtë, mendoj se kredibiliteti i SHBA-së u vu në lojë. Sapo SHBA-të do të kishin provën se Assad kishte përdorur armë kimike, duke vrarë 1 400 njerëz, atëherë ishte e rëndësishme për ne që t’i qëndronin fjalës sonë dhe të vepronim për të bërë atë që një komandant duhet të bëjë”, tha ai në një intervistë për “Yahoo Global News”. Sipas tij, Obama bëri të kundërtën, duke i kërkuar Kongresit miratimin, që pritej se nuk do ta jepnin “lejen” për goditje ajrore. Tërheqja solli si pasojë ndërlikimin e situatës, duke çuar si te Assad, ashtu edhe te sirianët mesazhe të paqarta. Ndëkrohë sipas ish-shefit të CIA-s, praktika e torturave për të vjelë informacione do të përdoret edhe në të ardhmen. Teksa bie dakord me vendimin e Obamës për të t’i dhënë fund DISA prej praktikave më brutale, Panetta nënvizon se prejt tyre gjithësesi është marrë informacion i vlefshëm.
http://news.yahoo.com/katie-couric-interviews-leon-panetta-103323328.htm...
s.z
Add new comment