Plani për të nxjerrë nga tregu makinat e vjetra; viti i prodhimit dhe niveli i shkarkimit në mjedis

Postuar në 08 Tetor, 2014 03:01

“Nëse niveli i shkarkimit të një automjeti është mbi normat e lejuara, atëherë ky mjet nuk duhet të lejohet të qarkullojë” Kështu shprehet për gazetën “Panorama”, drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshi. Viti i prodhimit dhe niveli i shkarkimit në mjedis do të jenë dy nga treguesit që do merren në konsideratë për nxjerrjen e automjeteve nga qarkullimi. Në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama”, Pëllumb Abeshi, sqaron se veç propozimit, të përfshirë në strategjinë kombëtare të cilësisë së ajrit dhe mjedisit, për daljen e automjeteve të para vitit 1995 nga qarkullimi do të parashtrohet edhe niveli i shkarkimit të tyre në mjedis dhe nëse ky nivel tejkalon parametrat e vendosur makina nuk do të lejohet të qarkullojë. “Dy janë mënyrat: ose në mënyrë të drejtpërdrejt duke vendosur vitin e prodhimit të mjetit si tregues, normalisht kjo do të ishte mënyra më e mirë; ose të vendoset një standard i shkarkimit që lejohet nga automjetet gjatë kontrollit teknik vjetor”.

 

L.V

 

“Panorama”

Comments

Submitted by Ardit (not verified) on

Ore z. Zyrtar nuk veprohet kështu pasi jo të gjithë jemi të pasur sa hirësitë e juaja që të blejmë makina me km 0.. Juve dakort mund të mos I lejoni të qarkullojnë makina të cilat emetojnë sasi tej normave të CO2 por makinat e tjera nuk keni pse I bllokoni nëse janë brënda parametrave teknikë. Një zgjedhje shumë e mirë është mos lejimi I importit për makinat poshtë 1995, siç po e ndjekin disa vende këtë praktikë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.