Qeveria, 107 milion lekë për 170 shpronësime në rrugën Tiranë-Elbasan, Unazën Lindore të Shkodrës, rrugën Trans-Ballkanike dhe sheshin “Nënë Tereza”

Qeveria ka miratuar fondet përkatëse për shpronësimet e kryera në vepra madhore infrastrukturore në mbarë vendin. 5 vendimet e shpronësimit kanë një vlerë totale prej rreth 107 milion lekë dhe përfitues do të jenë 170 pronarë. Më konkretisht, janë miratuar shpronësimet për autostradën Tiranë-Elbasan, ku 15 milion lekë do të jepen për kompensimin e kulturave bujqësore dhe drurëve frutorë ndërsa 41 milion lekë për trojet që preken nga ky aks i rëndësishëm rrugor.
Një vendim tjetër është ai për shpronësimet për Unazën Lindore në Shkodër, ku janë akorduar 20 milion lekë. Dy vendime të tjera janë ai për fondin 1.2 milion lekë që do të përdoret për shpronësim për rrugën Transballkanike në Vlorë dhe ai për fondin 30 milion lekë që do të përdoret për shpronësim në kuadër të rikonstruksionit të sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Vendimet e shpronësimit : http://www.legjislacioni.gov.al/sites/default/files/155-2014.pdf
n.k
Add new comment