Arrestime në Britaninë e Madhe pas alarmit për një sulm terrorist të planifikuar

Strukturat e sigurisë në Britaninë e Madhe janë në alarm rreth një sulmi terrorist të planifikuar. “Zëri i Amerikës” bën të ditur se policia britanike ka arrestuar të dyshuarin e pestë lidhur me këtë komplot terrorist. Ai u bashkohet katër burrave të tjerë që u arrestuan në Londër pak ditë më parë. Zyrtarët nuk kanë dhënë hollësi lidhur me sulmin e planifikuar, por thane se ai ishte në fazat fillestare dhe e cilësuan si të rëndësishëm dhe serioz. Të paktën një nga të dyshuarit thuhet të ketë lidhje me militantët islamik në Siri. Britania e ngriti nivelin e kërcënimit terrorist në gusht. Shteti Islamik në Siri u ka prerë kokat dy punonjësve britanik të ndihmave dhe dy gazetarëve amerikanë në shenjë hakmarrje ndaj sulmeve të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara mbi Shtetin Islamik në Irak.
L.V
Add new comment