Stokholm/ Çmimi Nobel ndahet mes Indisë e Pakistanit. Malala Yousafzay dhe Kailash Satyarthi janë fitues

Postuar në 10 Tetor, 2014 04:55

Stokholmi bëri të ditur fituesit për vitin 2014. Çmimi Nobel për Paqen këtë vit ka dy emra. Ai është ndarë mes Indisë dhe Pakistanit. Çmimi Nobel për Paqen 2014 iu dha sot adoleshentes pakistaneze, Malala Yousafzay dhe indianit Kailash Satyarthi për luftën e tyre kundër shkeljes së të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve dhe për të drejtat e të gjithë fëmijëve për arsim. Aktivistja Malala Yousafzay, ishte vetëm 16 vjeç, kur u emërua vitin e kaluar për të fituar Çmimin Nobel. Ajo është njohur botërisht si simbol i rezistencës ndaj përpjekjeve të talebanëve në Pakistan për të mohuar të drejtat e femrave. Indiani Kailash Satyarthi u nderua për luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve dhe të rinjve.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.