Bashkimi Evropian reagon për Shqipërinë: Pavarësia e Bankës qëndrore duhet të jetë e garantuar

Postuar në 10 Tetor, 2014 06:31

Revista “Monitor” shkruan nw faqen e saj onlile: http://www.monitor.al/be-pas-arrestimit-te-guvernatorit-ruani-pavaresine-e-bankes/ se Bashkimi Evropian ka reaguar për herë të parë që nga arrestimi dhe shkarkimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Pa cituar emra të përvetshëm, në pjesën e stabilitetit makroekonomik, BE shpreh qëndrimin e saj mbi vazhdimësinë e bankës dhe ruajtjen e pavarësisë. Sipas “Monitor” Komisioni Evropian në raportin e fundit të progresit ka shkruar disa radhë edhe për ngjarjen në Bankën e Shqipërisë ku thuhet: “Pavarësia e Bankës qëndrore duhet të jetë e garantuar dhe duhet siguruar funksionimi i duhur i institucionit” Më pas KE lidhur me politikën monetare konkludon se inflacioni i ulët mundësoi vazhdimin e ciklit lehtësues - uljet e normës bazë të interesit - të Bankës së Shqipërisë por impakti i saj në kërkesën agregate mbetet i kufizuar për shkak të riskut të lartë që po ballafaqohen bankat.

 

L.V 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.