Ministria e Shëndetësisë deklaron se nuk ka asnjë rast të dyshuar me "Ebola" në Shqipëri. Po mbikëqyret kufiriri me Maqedoninë

Përhapja e virusit “Ebola” në disa vende të botës, por dhe dyshimi për rastin e parë të shfaqur në Maqedoninë fqinjë, ka vënë në lëvizje Ministrinë Shqiptare të Shëndetësisë. Në një dalje publike para mediave, zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, duke informuar popullatën, ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat në pikën kufitare me Maqedoninë dhe në çdo pikë hyrëse. Duke konfirmuar se qytetarët shqiptarë nuk paraqesin asnjë rrezik për virusin Ebola, Rrjepaj theksoi se deri më tani nuk ka asnjë rast të tillë në vend. Ndërkohë, bëhet e ditur se ndër masat e tjerë të marra nga Ministria e Shëndetësisë kundër etheve hemorragjike të Ebolas, është ngritja e një grupi mjekësh i gatshëm në çdo kohë, pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
L.V
Add new comment