Meta kundërshton pretendimet e opozitës se është përjashtuar nga delegacionet e Kuvendit dhe thotë se ranë në kurth ata që e përgjuan

Postuar në 10 Tetor, 2014 08:13

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaron se nga përgjimet ranë në kurth ata që i bënë. “Ishte kënaqësi që unë isha i pari në listë që më përgjuan. Problemi është se kanë rënë në kurth ata që kanë përgjuar. Këto punët e spiunimeve nganjëherë kthehen banale dhe kur njerëzit kërkojnë të japin rëndësi kur nuk ekziston. Të gjithë duhet të jenë të qetë pasi nëse është shkelur ligji, padyshim që do të ketë përgjejgës, nëse jo nuk do të ketë përgjejgësi” tha Meta. Ai kundërshtoi pretendimet e opozitës se është përjashtuar nga delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Unionin Ndërparlamentar. Në një prononcim për mediat, kryeparlamentari sqaroi se opozita nuk është përjashtuar, por ka bojkotuar vetë të gjitha aktivitetet e Kuvendit. Sipas Metës edhe më herët, kur opozita nuk kishte shpallur bojkot, ajo ka anuluar prezencën e saj në delegacione në momentin e fundit, duke e vënë kështu Kuvendin në pozitë të vështirë. Këto deklaratë Kryetari i Kuvendit e bëri pas takimit me kreun e BDI-së së Maqedonisë, Ali Ahmeti. “Qeveria shqiptare do jap kontributin e saj në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, në kuadër të integrimit të saj në strukturat e Bashkimit Evropian”. Kështu deklaroi kreu i Kuvendit, Ilir Meta, fill pas takimit që zhvilloi sot me Ali Ahmetin. Në një deklaratë për gazetarët, Meta vlerësoi kontributin e Ahmetit në skenën politike të BDI-së, sa i takon çështjes së emrit të Maqedonisë, një problem i mbartur prej vitesh. Nga ana e tij kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se kërkoi që Shqipëria të nënshkruajë më tepër marrëveshje për arsimin dhe të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara tashmë me Maqedoninë. Ai theksoi se Tirana zyrtare është sjellë gjithnjë si nënë dhe se një nënë nuk ja do asnjëherë të keqen fëmijës së saj.

 

L.V

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ky Ilir Meteliku eshte qerrata i madh per nder. Gjithmone keshtu ua punon pergjuesve. Ishalla nuk po vritet njeri kesaj rradhe, se nje here qe e pergjuan Metelikun, dhe Meteliku ua punoi u vrane 4 veta. Me duket se ishte 21 Janar...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.