Cani sqaron si do veprohet me çmimin e energjisë: Bie fasha 300 KV

Postuar në 11 Tetor, 2014 05:14

Shkëlqim Cani, ka lajmëruar shqiptarët për heqjen e fashës së mbrojtur 300 KV të konsumit të energjisë elektrike, e cila pas këtij vendimi do të paguhet me një çmim mesatar të njëjtë për të gjithë konsumatorët. Nga Uashingtoni,  ku ministri i financave Shkëlqim Cani po zhvillon aktualisht takime me përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore, flet në një intervistë të posaçme për Monitor.al lidhur me çështjet kryesore që po diskutohen. “Jemi përqendruar te heqja e bllokut prej 300 kV dhe si do të kompensohen shtresat e varfëra. Për pagesën do të merret çmimi mesatar”. Ministri ka komentuar edhe mungesën konsensusit gjatë vizitës së FMN-së që u largua në shtator pa arritur një konsensus për rishikimin e dytë të marrëveshjes me qeverinë shqiptare për mekanizimin e zgjeruar të fondit. “Për këtë çështje jemi në bisedime të vazhdueshme, si me Bankën Botërore, ku një mision është aktualisht në Tiranë, ndërkohë që kemi qenë dhe jemi duke këmbyer mendime me përfaqësuesit e FMN-së. Deri ditën e hënë ne do jemi në bisedime me ta, për të vendosur, për arsye se afatet e prezantimit në qeveri të buxhetit janë deri në fund të tetorit. Qeveria duhet të diskutojë deri në fund të tetorit, si paketën fiskale, buxhetin dhe reformën e energjetikës, ndërsa në Kuvend diskutimet do të jenë nga nëntori”. Ministri Cani po ashtu lajmëron paketa e re fiskale mund të prekë, në varësi dhe nga ecuria e bisedimeve dhe mundësia potenciale, nga 10 deri në 20 artikuj, gjithnjë jo vetëm në masa që lidhen me nivelin e e taksave, por dhe për procedurat në tërësi dhe janë kërkesa të vazhdueshme të biznesit.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.