Flet “Ana Franku”, vajza 9-vjeçare që mbajti ditar për luftën në Kosovë

Postuar në 12 Tetor, 2014 01:49

Botimi i pjesëve të ditarit të Rreze Abdullahut te "Milosao", më 6 janar të 2013- s, pati shumë jehonë. Në faqet e atij ditari, mund të shikosh përcjelljen e jehonës së luftës nga një nxënëse 9-vjeçare, që di të shkruajë, por luftën e sheh shumë "çuditshëm", ashtu si mund ta shikojë një fëmijë në moshë të tillë. “Gazeta Shqiptare” i është rikthyer këtij personazhi që cilësohet si Ana Frank shqiptare.

Ben Andoni sjell një intervistë me Rreze Abdullahun, e cila shpjegon se si e ka ruajtur ditarin e luftës së Kosovës dhe si ka arritur deri në publikimin e tij. “Unë fletoren e ditarit e kisha konsideruar pothuajse të harruar. Kishte mbetë në kujtimet e mija të fëmijërisë dhe pak më kujtoheshin shënimet e asaj kohe….Gjithmonë në këtë aspekt, është kujdesur halla ime. Ajo ka ruajtur gjithmonë çdo gjë që ka të bëjë me mua, pasi kam qenë shumë e lidhur me të. Në nëntor të vitit 2012 ajo më solli fletoren e ditarit dhe poezitë. Më tha: "Shiko çka kam gjetë, e kisha harru krejt fletoren, për pak deshta me e hedhë, por thashë më mirë me ta sjellë ty. Ndoshta ke qejf me lexu se çka ke shkru kur ke qenë e vogël". Unë u gëzova shumë. Për herë të parë në shpi ne e lexuam të gjithë bashkë atë fletore. Qajtëm, qeshëm me ato gjëra kaq fëmijnore që unë kisha shkrujtë. U thashë njerëzve të shpisë se më duhet me ruejtë fletoren, derisa vendosa, me shumë dyshim, ta publikoj një fletë në facebook dhe ta shpërndaja te miqtë e mi!” tregon vajza.

Për më shumë: http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/flet-ana-franku-vajza-9-vjecare-qe-mbajti-ditar-per-luften-ne-kosove-216047.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.