“Express”: “Godasin” enveristët e përbetuar të Kosovës: Çohu Enver!

Dhjetëra ithtarë të Enver Hoxhës nga qytete të ndryshme të Kosovës, kanë ndërmarrë të dielën një marsh simbolik në përkujtim të 106 vjetorit të lindjes së liderit komunist shqiptar, Enver Hoxhës; 70 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi; dhe 4-vjetorit të themelimit të formacionit i njohur si Fronti për Kultivimin e Veprës Revolucionare të Enver Hoxhës, me seli në Ferizaj.
Gazeta “Express” raporton se “enveristët” janë nisur nga Ferizaj drejt Prekazit, për të nderuar të rënët dhe familjen emeblematike Jashari. Ndërsa, më pas do të qëndrojnë edhe në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, duke përfunduar kështu këtë marsh përkujtimor.
“Ndryshe, enveristët nga qytete tjera të Kosovës kanë përshëndetur këtë aktivitet simbolik, duke thënë se vazhdojnë t'i qëndrojnë besnik veprës së Enver Hoxhës, pavarësisht ndryshimeve që kanë pasuar në jetën politike dhe shoqërore të shqiptarëve në përgjithësi” raporton “Express”.
Për më shumë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/godasin-enveristet-e-perbetuar-te-kosoves-cohu-enver-49809/
n.k
Comments
Se mos ju sheh Saliu dhe Edi,
<p>Se mos ju sheh Saliu dhe Edi, se gadi jan me u bashkue me ju, por si kryetare!</p>
Add new comment