Ali Ahmeti uron i pari kundërshtarin e tij politik Menduh Thaçi për rizgjedhjen në krye të partisë

Postuar në 12 Tetor, 2014 10:07

Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoni ka uruar menjëherë rivalin e tij politik Menduh Thaçi për rizgjedhjen në krye të PDSH-së. “Në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, kam kënaqësinë që të përshëndes rizgjedhjen tuaj në krye të Partisë Demokratike Shqiptare dhe të ju uroj shëndet dhe sukses në punën tuaj si lider i opozitës shqiptare në Maqedoni.

Dallimet midis këndvështrimeve tona janë dobiprurëse për shoqërinë tonë dhe kontribuojnë në zgjidhje cilësore të çështjeve që preokupojnë qytetarët. Por, unë jam i sigurt që ndajmë qëndrime të ngjajshme në lidhje me çështjet madhore që e presin vendin tonë dhe që bashkarisht do të japim kontribut konstruktiv në tejkalimin e këtyre pengesave që do të mundësojnë mirëqenien e qytetarëve tanë” shprehet Ahmeti në mesazhin e tij. Por, fakti se Thaçi ka marrë urimin e parë nga kundërshtari i tij politik ka shkaktuar jo pak komente dhe pikëpyetje në Maqedoni, ku nuk kanë munguar as komentet ironike në rrjetet sociale.

Për më shumë: http://almakos.com/lajme/maqedoni/62768-ne-opinion-shfaqen-dilemat-perse-ahmeti-e-uroi-i-pari-thacin.html

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.