Kreu i ri i NATO-s, Stoltenberg, akuzohet nga media se ka qenë bashkëpunëtor i KGB-së. Shërbimi norvegjez: Është bërë vetëm përpjekje rekrutimi

Marrja e detyrës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, nga norvegjezi Jens Stoltenberg, i ka dhënë zë një historie të vjetër mediatike ndaj tij. Mediat kanë risjellë në vëmendje një akuzë të vjetër për Stoltenberg, ngritur që në vitet ’90, sipas të cilës ai ka qenë bashëpunëtor i KGB-së, ish-shërbimi i fshehtë sovjetik. Me këtë rast citohet deklarata e një ish-operativi të KGB-së, Mikhail Butkov, që u dërgua në Norvegji si gazetar, dekalratë e cila i mëshon idesë se Stoltenberg ishte i rekrutuar dhe kishte pseudonimin “Steklov”. Inofrmacioni në fjalë është përmendur të paktën në dy raste të tjera; së pari në 24 janar të vitit 2000 nga “Norëay Post”, vetëm dy muaj para se Stoltenberg të bëhej kryeministër dhe më tej akoma, 14 vjet më herët, ai u aludua në një emision të kanalit shtetëror norvegjez NRK1. Ishte ky televizion që solli historinë e Mikhail Butkov, sipas të cilit identitetin e “Steklov” e kishte zbuluar në dosjet e KGB-së në Moskë. Shërbimi norvegjez ka hedhur poshtë këto informacione, por ka pranuar se KGB-ja kishte bërë përpjekje për të rekrutuar Stoltenberg, por ky i fundit kishte raportuar faktin.
http://en.ria.ru/analysis/20141011/193962457/KGB-Past-Still-Haunts-NATO-...
s.z
Add new comment