Valixhe e braktisur në tualetin e aeroportit, policia mësyn në Rinas: Çantë veglash e një shtetasi kinez

Valixhe apo bagazh i dyshimtë, i harruar apo i braktisur, janë baraz me alarm për bombë në çdo vend publik. Aq më tepër në në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku një valixhe e dyshimtë e gjetur mëngjesin e sotëm në tualetin e aeroportit ka bërë që personeli të sinjalizojë strukturat policore. Forca të shumta dhe ekspertë antieksploziv kanë mbërritur në aeroport, duke bërë të mundur evakuimin e personalit dhe udhëtarëve që ndodheshin në terminalin kryesor. Momentalisht po kontrollohen edhe kamerat e sigurisë së aeroportit për të identifikuar personin që mund të ketë lënë apo harruar valixhen në aeroport.
Drejtori ekzekutiv i Aviacionit Civil, Feliks Baci deklaroi se situata nuk është alarmante dhe fluturimet nuk janë ndërprerë. “Në raste të konstatimit të bagazheve të pashoqëruara ndiqet një procedurë e caktuar”, tha Baci. Në fakt rezultoi nje cante e harruar veglash e nje qytetari kinez.
a.k
Add new comment