Biznesmeni i “revoltuar”, një milion euro shpërblim për fitoren e kombëtares ndaj Serbisë

Postuar në 13 Tetor, 2014 05:04

Besnik Benz është një biznesmen shqiptaro-zviceran që nuk e ka pritur mirë paralajmërimin se për ndeshjen Serbi-Shqipëri, policia serbe do të arrestojë çdo tifoz shqiptar. Benz, i inatosur nga lajmi se në tribunat e Beogradit s’mund të jetë prezente armata “Kuq e Zi”, respektivisht tifozët nga Kosova, ka ofruar shpërblimin në vlerë prej 1 milion euro për fitoren shqiptare ndaj kombëtares serbe. Sipas Rugovapress, ai është shprehur se e ka prekur thellë qëndrimi i mbajtur nga një shtet që e njeh bota për genocidin dhe masakrat që ka bërë ndaj kombit tonë, dhe sot në vend që të ndjejë keqardhje për të, ata mundohen që edhe në sport të na kufizojnë. Prandaj i prekur nga kjo ofroi, shpërblimin në vlerën e 1 milion euro për fitoren e kombëtares tonë dhe njëkohësisht ftoi edhe biznesmenët e tjerë që ta përkrahin kombëtaren në ndeshjen kundër serbëve.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.