AMA dhe RTSH pritet të zgjedhin drejtuesit e rinj

Postuar në 13 Tetor, 2014 05:19

Nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s. Komisioni parlamentar i Medias është mbledhur të hënën për nisjen e procedurave për zëvendësimin e kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati. Pas zgjedhjes të enjten nga Kuvendi të dy anëtarëve të rinj të këtij institucioni, të propozuar nga maxhoranca, Gledis Gjipali dhe Pirro Misha, tashmë i është hapur rruga çeljes së procedurave për emërimin e drejtuesit të ri të AMA-s. Disa muaj më parë, në prani dhe të opozitës, komisioni i Medias nisi procedurat për zgjidhjen e ngërçit institucional në AMA dhe RTSH. Për pozicionin e Kryetarit të AMA -s janë në garë 8 kandidatë nga fushat e medias, drejtësisë dhe ekonomisë: Gentian Sala – jurist, Gentian Skënderaj – ekonomist, Anila Basha – gazetare, Zylyftar Bregu – gazetar, Raif Gorana – ekonomist, En Muci – ekonomi-biznes, Bers Hodo – jurist, Sokol Hasani – jurist

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.