Francezi Tirole fiton Nobelin në ekonomi

Ekonomisti francez, Jean Tirole është fituesi i çmimit “Nobel” për Ekonominë, për punën e tij në fuqinë dhe rregullimin e tregut. Ai është francezi i dytë që fiton Nobelin për këtë vit. Tirole vlerësohet se është një nga ekonomistët me influentë të kohës.
Ka spikatur roli i tij me kompani të mëdha botërore në sistemin bankar dhe telekomunikacione në SHBA dhe Europë, sidomos përgjatë viteve të krizës. “Nobel-i” shoqërohet sëbashku me rreth 1.1 milion dollarë të cilat do të kalojnë në llogarinë e profesorit 61 vjeçar të Universitetit të Tuluzës në Francë. Për herë të parë, Nobeli për Ekonominë është dhënë në vitin 1968.
n.k
Add new comment