Dëshmia e publikuar sot në “News24” për vrasjen e Artan Santos

“News24” ka publikuar sot një dëshmi të një qytetari që pretendon se i njeh autorët e vrasjes së bankierit Artan Santo. Dëshmitari thotë edhe se ka informuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, mirëpo policia sipas tij nuk ka lëvizur nga vendi. Më poshtë dëshmia e plotë, ashtu siç është zbardhur në “Balkanwb”:
“I njoh vrasësit e bankierit Artan Santo. Kam kallëzuar më 25 gusht emrat e autorëve tek drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Kallëzova emrat e autorëve të Artan Santos, tregova madje dhe targën e motorit të autorëve. Kam pritur reagimin e policisë ndaj autorëve, por pas heshtjes iu drejtova një prokurori në Tiranë. Më pas iu drejtova televizionit tuaj, News24”, ka thënë qytetari.
Dëshmitari: Kam shkuar dhe përqark dhe kam parë disa herë. Ditën që u bë vrasja shkova të shikoja ku parkohej ditë për ditë dhe nuk ishte aty motori. Shkova ditë për ditë atje dhe në krye të 14 ditëve ka dalë motorri i modifikuar.
Gazetari: Çfarë modifikimi i kishin bërë motorit?
Dëshmitari: Para vrasjes motori pjesën e parme dhe të pasme e ka pasur të bardhë, pas vrasjes e kanë bërë të zezë dhe disa modifikime të tjera të vogla që nuk i dallon. Aty u vura në dyshim. Më pas shkova te një miku im në Tiranë për darkë. Atje ku kam dëgjuar një bisedë familjare, që gruaja e këtij zotërisë që ka motorin i ka thënë nënës së vetë që bankierin e ka vrarë sepse më ka marrë 300 mijë euro. Po për këtë nuk kam prova që ta vërtetoj që gruaja e shoferit i ka thënë nënës së vetë. Më pas aty u sigurova më shumë dhe lajmërova policinë, e kam marrë në telefon Artan Didin ( Drejtor i Përgjithshëm i Policisë) dhe i thashë kam zbuluar vrasësit e Artan Santos në këmbim të 100 mijë eurove. Ai pranoi, më tha më jep emrat. I dhashë emrat, më pas ai kërkonte prova të tjera. Kështu që unë vazhdova, pasi unë njihja një mikun e tyre (të autorëve) më pas e kam konfirmuar me miqtë e tij. Njoha një mikun e tyre, mikun e vrasësve edhe i thashë që për mua 99% ata janë. Ai ma konfirmoi duke thënë se ata janë vrasësit dhe se për arsyet e mija personale nuk bashkëpunoj, nuk i denoncoj. Ia tregova dhe këtë Artan Didit që miku i tyre e konfirmon që janë ata, dhe më pas ai kërkoi sërish prova. Nëpërmjet një mikut tim i kam dërguar emrat dhe mbiemrat. E kam parë motorin më datë 16 qershor edhe motorin me targë edhe ata pa kokore, kemi bërë marrëveshje që s’do ia zbuloja askujt. Më tha mos hiq dorë, ata janë por që do e kem të vështirë se policia nuk ka dëshirë ta zbardhë.
Gazetari: Kontakte me njerëz të tjerë?
Dëshmitari: Unë me Artan Didin kam vënë kontakte. Ia kam dhënë emrat, nuk kam interes. Po të kishte interes për 24 orë me provat që i kam dhënë unë duhet ti kishte kapur. Nuk ka interes.
Gazetari: Po pse iu drejtove shtypit?
Dëshmitari: Më vjen inat, e kam bërë marrëveshjen me policinë që këta janë emrat dhe do të japi në këmbim 100 mijë euro, as nuk më thotë që këta janë, do ta mbajë një farë kohe këtë muhabet dhe pastaj ta humbi, prandaj i jam drejtuar shtypit që të konfirmohet është apo jo. Unë për veten time jam i sigurt tre herë.
Gazetari: E ke takuar ndonjeherë Didin?
Dëshmitari: Më ka kërkuar dy herë të takohet ai, por miku im nuk më ka lejuar, pasi ne e kemi hedhur hapin e pare, kemi treguar emrat, ai duhet të hedhi hapin e vetë, të bëjë arrestimet pastaj të takohemi. Duhet të jetë reciproke, nëse nuk bashkëpunon ai përse duhe të takohemi.
Gazetari: Ke frikë të takosh Didin?
Dëshmitari: Frikë nuk kam por nuk kam dhe arsye, unë i jap emrat dhe ai nuk bën punën. Për çfarë ta takoj? Nuk kam besim.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/video--vrasja-e-artan-santos-deshmit...
Comments
Po te jete e vertete deshmia
<p>Po te jete e vertete deshmia (!) atehere del qe Santon e paskan vrare per 300.000 euro persona private, pa asnje lidhje me aktivitetin e bankierit dhe Bankes. A besohet kollaj kjo?!?</p>
Add new comment