HEC-i i Langaricës, ministri i Mjedisit: “Po bëjmë rivlerësimin mjedisor. Nëse ka edhe një provë te vetme shkencore për dëme, nuk do të lejohet”

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Njerëz në fokus” në “News24”, emision që drejtohet nga Ola Bruko. Koka ka folur për çështjen e ndjeshme të të ndërtimit të hidrocentralit të Langaricës, për të ciin banorë të zonës pretendojnë se dëmton mjedisin dhe çon në tharjen e llixhave të Bënjës. Koka ka theksuar se dokumentacioni për lejet e ndërtimit të HEC-it, nga pikëpamja ligjore ka rezultuar në rregull. Nisur nga shqetësimi për mjedisin ai ka shtuar se do të bëhet rivlerësimi mjedisor dhe leja do të anulohet nëse rezulton qoftë edhe një provë e vetme shkenocore që flet për dëme . “Ne ndodhemi në këtë fazë. Bëmë vlerësimin e të gjitha dokumentacioneve ligjor, lejeve përkatëse të marra, ku rezultojnë në mbështetje të ligjit. Do të bëjmë rivlerësimin mjedisor. Tashmë grupi i përbashkët me specialistët e jashtëm do të bëjnë vlerësimin nëse këto leje të dhëna japin shqetësim për mjedisin, apo janë ato shkak i tharjes të banjave termale. Sigurisht që do t’i heqim, nëse ka qoftë një provë shkencore të cilat provojnë që sjell dëm në mjedisi”-tha Koka. Ministri ka këmbëngulur te kjo çështje duke shtuar se nuk mund të likujdohen investime miliona dollarëshe bazuar në shqetësime të paargumentuara. Zona e Bënjës është e njohur për llixhat dhe së fundmi ka tërhequr përherë e më shumë turistë.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/langarica-ministri-koka-jo-leje-mjed...
s.z
Add new comment