Ilir Rusmali: Po, Berisha na bëri armiq se bllokuam ligjin e ri për përgjimet. Sot do ishte bërë nami

Postuar në 14 Tetor, 2014 03:24

Përgjimi me çdo kusht dhe mjet, ky “refleks natyral” i ish-kryeministrit Berisha, mesa duket ka viktimizuar juristët demokratë të komisionit të Ligjeve. Edhe Ilir Rusmaili ka pranuar për gazetën "Panorama" se ligji për përgjimet në 2012-n, ka armiqësuar Komisionin e Ligjeve me Sali Berishën. Ky i fundit nuk e pranoi dot faktin që deputetët demokratë të këtij komisioni e kthyen mbrapsht këtë ligj, e madje i kritikoi ata publikisht. Më pas, Berisha pjesën më të madhe të tyre nuk i kandidoi në zgjedhjet e 23 qershorit. Rusmaili thotë se ai ligj ishte difektoz dhe do të bënte që të përgjohej çdo qytetar.

“Propozimi i Prokurorisë ishte defektoz, i cili nuk rrinte dot në kontekstin e ligjit dhe të amedamenteve që ishin paraqitur. Në atë kohë, me vullnet shumë të mirë pozitiv, ne u përpoqëm që t`i jepnim projektligjit cilësitë që i mungonin. Bashkohem me konkluzionet e z.Gumi, se nëse do të kishim pranuar amendamentin që na u servir si i domosdoshëm, sot do të kishim përgjimin si një fernomen masiv në çdo cep të territorit të Shqipërisë dhe ky fenomen do të ishte shumë i vështirë për t’u kontrolluar”, thotë Rusmaili.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.