Fatbardh Jera: Beogradi është në shtetrrethim, çështja e gazetarëve shqiptarë është zhbllokuar

Postuar në 14 Tetor, 2014 12:33

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit,  Fatbardh Jera, e cilësoi si një shtetrrethim gjendjen e këtyre orëve të Beograd, lidhur me masat e larta të sigurisë që janë marrë në kryeqytetin serb, për mbarëvajtjen e supersfidës Serbi-Shqipëri.
Sipas Jerës situata vijon të jetë e tensionuar, me rrugët e bllokuara dhe me një numër të lartë të policëve përreth hotelit ku qëndron ekipi kuqezi. Sa i përket pritshmërisë, Jera u shpreh se edhe me një pikë, do të ishte një rezultat i kënaqshëm për ekipin tonë kombëtar. Ndërsa lidhur me bllokimin e disa gazetarëve, biznesmenëve dhe tifozëve shqiptarë në aeroportin e Beogradit, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, tha për A1 Report se pas 45 minutash situata është zhbllokuar.
 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.