Të ardhurat buxhetore rriten 340 milionë dollarë, investimet publike me financim të brendshëm realizohen vetëm 55%…

Postuar në 15 Tetor, 2014 00:13

Treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar të 2014-ës, të publikuara dje nga Ministria e Financave për 9-mujorin, tregojnë se të ardhurat buxhetore janë rritur rreth 340 milionë dollarë (15%) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat jofiskale kontribuan 24 milionë dollarë në këtë rritje (7% të rritjes 340-milionëshe). Siç njoftoi disa ditë më parë Drejtoria e Doganave, rreth 190 milionë dollarë (56%) të kësaj rritje erdhën prej shtimit të arkëtimeve të kësaj drejtorie. Ndërsa 37% e rritjes ka ardhur nga Drejtoria e Tatimeve dhe taksat e pushteti lokal.

Ndërkohë që të ardhurat buxhetore janë rritur, investimet publike të buxhetuara nga vetë qeveria nuk janë realizuar. Vetëm 59% e investimeve janë realizuar -- 200 milionë dollarë më pak se parashikimi për 9 muajt e parë. Më mbrapa janë investimet me financim të brendshëm, të cilat janë realizuar vetëm në masën 55%. Ndërsa investimet me financim të huaj janë realizuar në masën 62%.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.