Pazari politik që mban peng zgjidhjen e ngërçit në Kosovë

Postuar në 15 Tetor, 2014 02:08

Ngërçi politik vazhdon në Kosovë. Koalicioni paszgjedhor i partive, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk po arrin të dalë jashtë kornizave të marrëveshjes së brendshme rreth ndarjes së posteve kryesore. Gazeta “Tribuna” shkruan se ky bllok është takuar edhe një ditë më parë, por nuk ka gjetur hapësirë të përshtatshme negocimi të brendshëm për ridefinimin e marrëveshjes fillestare. Sipas “Trubunës” me marrëveshjen fillestare, AAK-ja merr postin e kryeministrit, kurse LDK-ja atë të kryetarit të Kuvendit, duke pretenduar që pas mbarimit të mandatit të presidentes Jahjaga, të marrë nën drejtim edhe postin e presidentit të shtetit. Mirëpo, në krejt këtë marrëveshje, ka edhe një pazar që nuk mund të zbatohet. Posti i kryetarit të Kuvendit, mbetet në pazarin e këtij blloku dhe i cili i është ndarë LDK-së dhe liderit të saj, Isa Mustafa.

 

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=85898

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.