Pavarësisht tregjeve ndërkombëtare, çmimi i naftës në Shqipëri nuk ulet

Postuar në 15 Tetor, 2014 09:39

“Top Channel” informonte sot për çmimet e karburanteve, të cilat në Shqipëri nuk pasqyrojnë lëvizjet e çmimit në tregun ndërkombëtar.  “Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka shënuar tre muajt e fundit një nga rëniet më të forta historike. Sipas BBC, nga 106 dollarë për fuçi në korrik, nafta bruto shitet aktualisht me 85 dollarë, ose 20 për qind më pak. Por pavarësisht kësaj ulje kaq të fortë në rend dyshifror, në tregun e brendshëm çmimi i naftës nuk ka rënë me asnjë lek. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, nga korriku deri në shtator, çmimi mesatar me pakicë i naftës dhe benzinës nuk ka shënuar asnjë rënie, por është luhatur i pandryshuar në rreth 183 lekë për litër në rang vendi”, raporton “TCH”. Arsyet kërkohen te kursi i këmbimit të dollarit, ndonëse kjo gjë nuk është bindëse. “Nëse në bursa nafta ka rënë me 20 për qind gjatë tre muajve të fundit, sipas Bankës së Shqipërisë për të njëjtën periudhë, dollari është forcuar me vetëm 8 për qind. Sipas përllogaritjeve, edhe duke marrë parasysh zhvlerësimin e lekut ndaj dollarit, sërish çmimi i naftës duhet të ishte ulur me të paktën 8 lekë për litër në pikat me pakicë. Kjo nuk është hera e parë kur tregu i karburanteve nuk reflekton uljen e çmimeve”, vijon “TCh” me një përllogaritje që dëshmon abuzimin në këtë drejtim. Abuzim që do të thotë rritje kostosh dhe çmimesh.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.