Reagon ministri i Jashtëm: “Opsione të hapura për vizitën e Ramës”

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dalë sot me një deklaratë të posaçme për shtyp lidhur me ngjarjet e djeshme në Beograd. Bushati ka shtjelluar dinamikën e ngjarjeve duke vënë theksin te ndërhyrja e dhunshme e huliganëve serbë. Më tej Bushati ka hedhur një qëndrim që në fakt është mesazh për luhatjet politike të Serbisë. “Ne jemi një vend anëtar i NATO-s, kandidat në BE, të qartë dhe krenarë për përkatësinë tone perëndimore. Kjo përkatësi dëshmohet përditë përmes përputhshmërisë së plotë të vlerave, vizionit dhe objektivave të politikës sonë të jashtme me ato të SHBA dhe BE”, tha ai. Bushati ka shtuar se lidhur me vizitën e parashikuar të Edi Ramës në Beograd, “të gjitha opsionet janë të hapura”.
s.z
Comments
O Ditmir, po akoma nuk e ke
<p>O Ditmir, po akoma nuk e ke marre vesh ti qe i gjithe ky muhabet u be qe t'i jape sebepin Edvinit qe te mos shkoje ne Beograd dhe te dali edhe me faqe te bardhe? Apo ben sikur nuk e di?</p>
Add new comment