UEFA nis zyrtarisht hetimin për ndeshjen në Beograd. Edhe Shqipëria mund të dënohet për parrulla politike

Postuar në 15 Tetor, 2014 14:32

Dënimit për incidentet në stadiumin e Beogradit duket se nuk do t’i shpëtojë as përfaqësuesja shqiptare e futbollit. UEFA ka zyrtarizuar nisjen e hetimit pas trazirave në takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Sipas njoftimi,t Federata Serbe e Futbollit do të gjykohet për hedhje të tymuesve dhe fishekzjarrëve në fushë, trazira publike, prani të tifozëve në fushën e lojës, oragaiznim të pamjaftueshëm të ndeshjes dhe përdorimit të lazerave.

Por nuk do të mbetet pa gjykuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit që nuk pranoi të luante minutat e mbetura të takimit dhe paraqitje të parrullave që nuk lejohen në stadium ku bëjnë pjesë edhe mesazhet politike. Ngjarja do të merret në shqyrtim më 23 tetor.

Ndërkohë edhe Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një deklarate për shtyp, ka dhënë qëndrimin e saj për ndeshjen Serbi–Shqipëri. FSHF rendit një sërë rastesh të presionit psikologjik e fizik të ushtruar si nga tifozët por edhe nga autoritetet serbe duke nisur me goditjen me gurë gjatë udhëtimit për në stadium deri ne ekseset e fushës.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.