Rasti i dytë i infektimit me Ebola në SHBA. Izolohet infermierja që fluturoi në një avion me 132 pasagjerë

Autoritetet amerikane janë vënë në alarm pasi në Teksas të Shteteve të Bashkuara është konfirmuar rasti i dytë i infektimint me virusin Ebolas. Bëhet fjalë për një tjetër infermiere, pjesë e stafit që kishte kuruar punonjësin mjekësor liberian Tomas Dunkan, që vdiq javën e shkuar nga i njëjti virus. Autoritetet konstatuan se infermierja kishte fluturuar me një aeroplan nga Teksasi në Klivaland dhe tashmë janë në kërkim të 132 pasagjerëve për të kryer kontrollet e nevojshme mjekësore.
Nuk përjashtohet mundësia që edhe infermierja të mos ketë respektuar protollet e sigurisë, ashtu si edhe kolegja e saj e infektuar më herët, gjendja e së cilës është përmirësuar.
Aktualisht janë 18 raste të identifikuar në total të personave të prekur, të atyre që janë shëruar dhe të viktimave nga Ebola në Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Spanjë, Norvegji, Francë dhe Britani. Ndërsa në Afrikën Perëndimore sipas OBSH, numri i vdekjeve nga virusi i ka kaluar tashmë të 4100 rastet.
l.m
Add new comment