Nënshkruhet marrëveshja me çekët. Aksionet e OSHEE i kalojnë 100% shtetit shqiptar

Postuar në 16 Tetor, 2014 07:39

Është nënshkruar sot marrëveshja mes palës çeke të CEZ dhe qeverisë shqiptare për transferimin e aksioneve të kompanisë në zotërim të shtetit shqiptar. “Me anë të kësaj marrëveshje, tashmë 100% të aksioneve të shoqërisë OSHEE i kalojnë shtetit shqiptar dhe në këtë mënyrë përfundon edhe faza e administrimit të përkohshëm të shoqërisë e cila kishte filluar që në Janar 2013. Përfundimi i këtij procesi i krijon tanimë mundësinë qeverisë që të fillojë reformimin në mënyrën e administrimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe në sajë edhe të mbështetjes së donatorëve, të ndërhyjë për kryerjen e investimeve që synojnë përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes në të gjithë komponentët dhe rritjen cilësore të shërbimit ndaj konsumatorëve”, njofton Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

s.z

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.