Opsion i fundit: Qeveria teknike për Kosovën

Postuar në 17 Tetor, 2014 06:15

“Qeveria teknike”. Njëri prej opsioneve të fundit për krijimin e institucioneve do të ishte krijimi i një qeverie teknike, por vendi nuk është futur në fazën emergjente të krijimit të institucioneve. Gazeta “Tribuna” shkruan se  ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve, vlerësojnë analistët. Sipas tyre, qeveritë teknike formohen në situata të jashtëzakonshme dhe kanë mandat të caktuar. Analisti politik, Krenar Gashi, ka thënë se në demokracitë parlamentare, qeveritë teknike vijnë si zgjidhje e fundit, pra vetëm kur nuk mund të arrihet ndonjë zgjidhje tjetër. “Kjo për shkak se gjithëpërfshirja në qeveri e cungon jetën parlamentare, debatin parlamentar e bashkë me këtë edhe vet demokracinë e cila bazohet në një sistem të llogaridhënies dhe mbajtjes në përgjegjësi”, është shprehur ai për gazetën “Tribuna”.

 

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=86131

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.