Mediat serbe dhe kroate tejkalojnë planin. Tirret një histori familjare për Vuçiç, për të cilin kërkohet një origjinë shqiptare

Nuk mund të vononte edhe një histori me origjinë familjare. Mediat kosovare përcjellin një shkrim të një portali kroat, sipas të cilit kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka si baba biologjik ish-gazetarin shqiptar të RTS-së, Fahri Musliu. Si për të shtuar dozën, portali boton fotot bashkëngjitur, kështu që “lexuesit-shikuesit” të gjykojnë vetë. “Koha Ditore” e zgjeron materialin duke iu referuar edhe shkrimeve të gazetarëve apo autorëve serbë, të cilët flasin për lidhjet e familjes së Vuçiç me ustashët, se ndaj tij bëhet presion me një video për një marrëdhënie të supozuar me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Miodrag Rakiç. Dhe mbi këto lidhje të dyshimta, për të cilat media serbe e tejkalon planin, ndërtohet hipoteza se edhe Kosova është shitur nga Vuçiç, se madje mu për këtë arsye edhe Ramës po i hapet rruga në Beograd. Absurditete të rrezikshme e të cilat po evidentojnë qartë brendinë e politikës serbe, e cila në ndryshim nga ajo shqiptare, nuk duket se bën gallatë me cenet e rivalëve.
http://koha.net/?id=22&l=29879
http://www.gazetaexpress.com/lajme/a-eshte-shqiptar-kryeministri-i-serbi...
s.z
Add new comment