“Zhurnal”: Ftohen raportet Rama-Thaçi? Mungon urimi për rizgjedhjen

Postuar në 19 Tetor, 2014 03:52

Mungesa e një urimi zyrtar e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për Menduh Thaçin me rastin e zgjedhjes së tij në krye të PDSH-së, sipas mediave në Maqedoni, ngre pikëpyetje rreth marrëdhënieve mes tyre. “Një javë pas mbajtjes së Kongresit, kryeministri i shtetit shqiptar dhe kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama nuk ka uruar ende rizgjedhjen e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.  

Edhe pse ky i fundit, në disa paraqitje të tij, do ta vlerësonte Ramën jo vetëm si bashkëpunëtor, por dhe si një mik të tijin personal, kryeministri shqiptar nuk ka gjetur kohë për ta uruar për rizgjedhjen. Nuk dihet nëse mungesa e urimit ndodh për shkak të angazhimeve të shumta të kryeministrit Rama, apo për arsye të ftohjes së marrëdhënieve mes dy miqve të vjetër. Një gjë tillë u përfol si e mundshme pas deklaratës që pati bëri kreu i PDSH-së, në janar, në të cilin sulmoi kryeministrin Rama për mospërfshirjen e shqiptarëve të Maqedonisë në takimin e Prizrenit mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës” shkruan “Zhurnal”.

http://www.zhurnal.mk/content/?id=1410182122832

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.