Detaje nga samiti euro-aziatik. Corriere: Shqiptarët ia mbathën në kazino

Në Milano po zhvillohet Samiti euro-aziatik, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve botërore e liderëve si kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri Kinez e të tjerë krerë shtetesh e qeverish të vendeve të Europës dhe Azisë.
Corriere della Sera shkruan se “një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur, ia ka mbathur për në Liguria. Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”. Skandali është raportuar edhe në disa media të tjera, ndonëse në gazetën italiane zuri një vend të vogël nga fundi i kronikës. Delegacioni shqiptar përfaqësohej nga Ministria e Mbrojtjes, por pa ministren Mimi Kodheli dhe ndodheshin aty së bashku me delegacione të tjera të huaja. Artikulli ofron detaje pikante për sjelljen apo gjendjen emocionale të personaliteteve të pranishme. Mes të tjerash në artikull shkruhet se Putin ishte i zemëruar, kurse kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tepër entuziast.
a.k
Add new comment