Ministrja Kodheli: Padi Corriere-s, në Milano nuk kishte asnjë delegacion shqiptar

Postuar në 20 Tetor, 2014 07:59

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar ashpër ndaj lajmit që ka publikuar italiania, Corriere della Sera, sipas së cilës delegacioni shqiptar la punimet e samitit euro-aziatik dhe shkoi në Samremo për të luajtur në kazino. Ministrja theksoi se do të ngrejë një padi për shpifje ndaj medias italiane. Sipas saj, Shqipëria nuk ka qenë aspak pjesë e këtij Samiti euro-aziatik të zhvilluar në Milano. 
“Padi për lajmin që Corriere della Sera ka nxjerrë. Ju të gjithë e dini që Shqipëria nuk është pjesë për fat të keq, nuk është pjesë e atij samiti. Samiti është midis BE-së dhe vendeve të Azisë”, deklaroi Kodheli. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.