Skandali i Bankës, prokuroria pritet të shtyjë edhe tre muaj afatet hetimore

Postuar në 20 Tetor, 2014 09:49

Prokuroria pritet të shtyjë edhe për tre muaj afatet hetimore për dy dosjet e tjera tashmë të veçuara, njëra që ka në qendër Ardian Fullanin dhe tjetra me tre të dyshuar për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, njofton TCH. Në Gjykatën e Tiranës, këtë të premte pritet të hidhet shorti, i cili do të përcaktojë trupën gjyqësore që do të gjykojë 15 të pandehurit e dosjes së Bankës. Burime pranë prokurorisë thanë se më datën 21 tetor përfundojnë afatet hetimore për ish-guvernatorin Fullani, i cili po hetohet i vetëm, e po ashtu edhe per Ardian Bitrajn, Mimoza Bruzian dhe Klevis Bejtjajn. Është ky shkaku për të cilin nesër prokurorisë i duhet të dalë me një vendim, që me shumë mundësi do të jetë zgjatje e afatit hetimor deri më 21 janar.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.