Senatori Murphy shigjeton klasën politike kosovare: Jahjaga, e vetmja e pakorruptuar!

Një deklaratë për presidenten Jahjaga, por që ka bërë rikoshetë mbi gjithë klasën politike kosovare ka bërë nga Prishtina senatori amerikan Chris Murphy. Në një intervistë për Koha Ditore, Murphy ka thënë se zgjidhja për krijimin e institucioneve është në dorën e presidentes Jahjaga. Kjo pasi që ai konsideron se “Jahjaga është personi i vetëm në skenën politike të Kosovës e cila nuk është e korruptuar”. “Të gjithë pajtohen se ajo është një nga personat, në mos lideri i vetëm i pakorruptuar në skenën politike në Kosovë”, ka thënë Murphy. Ai ka theksuar se faktori ndërkombëtar ka besim të madh se nën udhëheqjen e saj do të formohet koalicioni i cili do ta bëjë Qeverinë e re.
a.k
Add new comment