“Queen Elizabeth” për një ditë në Sarandë, anija e famshme prek Shqipërinë

Emrin e saj shqiptarët e kanë dëgjuar dikur, kur diktatori Hoxha akuzonte kryeministrin Shehu tek “Titistët” se në vitet ’60 në këtë anije ai qenkësh takuar fshehtaz me të birin e Çurçillit.
Anija e famshme “Queen Elizabeth” e kompanisë britanike Cunard, në fakt pasardhësja e asaj të parës, viziton për herë të parë bregdetin shqiptar. Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën me dije se pas disa muajsh bisedimesh me kompaninë Cunard ka bërë të mundur këtë vizitë të rrallë të një prej anijeve më të famshme në botë. Anija vjen në portin e Sarandës dhe pasagjerët do të vizitojnë kryesisht rrënojat Antike të Butrintit si dhe qytetin e Sarandës. Kjo anije e ndërtuar vetëm disa vite më parë ka zëvendësuar të famshmen anije “Queen Elizabeth 1″ dhe shërben si një kruaziere luksoze transoqeanike.
a.k
Add new comment