Godelli vijon formën optimale. Thyen rekordin kombëtar të Ilir Sulit në shkëputje

Postuar në 21 Tetor, 2014 10:40

Me 166 kg në stilin e shkëputjes, Daniel Godelli ka thyer rekordin e kampionit shqiptar të peshëngritjes, Ilir Suli. Federata Shqiptare e Peshëngritjes zhvilloi kampionatin kombëtar, ku morën pjesë sportistët më të mirë në vend.

Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, rivaliteti ishte i madh si për meshkuj, ashtu dhe për femra, ndërsa e treguan veten e tyre si kampionë Daniel Godelli apo Shqiponja Brahja dhe Sherjana Ruci. Si ekipe, kampion u shpallën Teuta për meshkuj, e cila grumbulloi në total 598 pikë dhe Skënderbeu për femra me 243 pikë. Daniel Godelli tregon se është në formë optimale. Sport Expres shkruan se plot 358 kg ngriti shtangisti që përfaqëson Tiranën dhe në arenën ndërkombëtare flamurin kuqezi në dy stilet, 166 në shkëputje dhe 192 në shtytje, duke marrë medaljen e artë. Suksesi i Godellit shtohet më tepër pasi thyen rekordin në shkëputje, i cili mbahej prej shumë vitesh nga Suli.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.