Mesila Doda: Shpresoj që PD të rikthehet në Kuvend

Postuar në 21 Tetor, 2014 11:18

Deputetja demokrate Mesila Doda i ka bërë thirrje PD-së që të rikthehet në Kuvend. Nga korriku i këtij viti, opozita ka lënë bosh vendet e saj në sallën e parlamentit. Doda ka folur nga Elbasani, duke theksuar se prania e opozitës në Parlament i rikthen dinjitetin institucionit. “Opozita do të jetë sërish pjesë e jetës parlamentare. Prania e opozitës në Parlament i rikthen dinjitetin institucionit. Rikthimi i opozitës në Parlament për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Shpresoj që opozita të rikthehet në Parlament. Parlamenti nuk ka nevojë për burra të dhunshëm. Dhunuesit e Parlamentit duhet të dënohen. Karriget bosh nuk flasin, të rikthehet opozita. Besoj se do të plotësohen kushtet e opozitës’’, tha deputetja Doda.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.