“Riaktivizohet” xhamia e Unazës së Re, prokuroria i kërkon KMSH-së ta marrë nën kontroll

Postuar në 21 Tetor, 2014 14:09

Prokuroria i sugjeron Komunitetit Mysliman që të marrë në administrim xhaminë e Unazës së Re në Tiranë, aty janë vërejtur veprimtari rekrutimi të kandidatëve për t’u dërguar në frontin sirian, thotë TCH. Shkak i kësaj kërkese, e cila bëhet e ditur nga burime jozyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme, janë informacionet e reja të përcjella nga shërbimi informativ në të cilat ngrihet shqetësimi i aktivizimit në këtë xhami të një tjetër imami të dyshimtë. Ky imam ka kohë që është kthyer nga jashtë vendit dhe predikon xhihadizmin tek frekuentuesit e xhamisë, shumica e tyre banorë të zonës. Madje, në një rast nga vëzhgimet e agjentëve të shërbimit sekret rezulton se ai ka kërcënuar, por këto të dhëna mbeten në kuadrin e zërave jozyrtarë. Burime të KSH thanë për TCH se nuk mund të ndërhyjnë duke qenë se investimi në objektin e kultit është privat. “Ne jemi përpjekur”, vijoi më tej burimi jozyrtar, “që të ngremë ura komunikimi me frekuentuesit e kësaj xhamie, por na janë mbyllur rrugët”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.