Shqipëria sërish në arbitrazh. Kompania e skanimit të konteniereve kërkon 360 mln dollarë

Përveç konfliktit me CEZ tani Ministria e Financave po përballet me një sfidë tjetër. Në një kronikë të përgatitur nga “Vizion Plus” thuhet se bëhet fjalë për anulimin e shërbimit monopol që kompania “Rapsican” ofron për skanimin e kontenierëve në dogana. Sipas “Vizion Plis” në një marrëveshje të prillit 2013-të, e cila është miratuar në parlament, qeveria e atëhershme i dha të drejta ekskluzive kësaj firme që të bëjë kontrollin e kontenierëve në momentin që bizneset bëjnë zhdoganimin ose kalimin e mallit, dhe për këtë shërbim çdo sipërmarrës që plotësonte deklaratën doganore duhet të paguante 40 euro. Avokatura e shtetit ndërkaq po kërkon një studio ligjore ndërkombëtare e cila të jetë aftë që të mundë paditësin, në këtë rast firmën “Rapiscan” në arbitrazhin ndërkombëtar. Mësohet se qeveria shqiptare e konsideron “nul”, të pavlefshme këtë marrëveshje pasi në kompania Rapiscan i transferoi detyrimet e veta pranë një firme tjetër S2 Albania, dhe në këtë rast pretendimi është që kjo marrëveshje e kaluar në parlament vlen vetëm për kompaninë Rapiscan. “Sipas dispozitës 5.1 të kontratës, Rapiscan i transferoi detyrimet e veta shoqërisë S2 Albania SH.P.K, pavarësisht nga ky transferim Rapiscan vazhdon të jetë përgjegjës sipas kontratës”. Në dokumentin zyrtar të publikuar nga Avokatura e shtetit mes argumentave të firmës së huaj theksohet: “Ne, pala paditëse pretendojmë se kemi përmbushur të gjitha detyrimet sipas kontratës që kemi bërë, ndërsa i padituri (shteti shqiptar në këtë rast) ka kërkuar të argumentojë se kontrata është nul dhe e pavlefshme duke bërë kështu që pala shqiptare të shkelë kontratën. Më 14 gusht 2014 Rapiscan depozitoi pranë Sekretariatit të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë kërkesën për arbitrazh, shuma e pretenduar është 360 milion dollarë.”
L.V
http://vizionplus.al/kompania-e-skanimit-te-konteniereve-kerkon-300-mln-e/
Add new comment