34 fëmijë të ngujuar nuk zhvillojnë asnjë orë mësimi. Dështon projekti

Postuar në 25 Tetor, 2014 08:47

Një projekt për arsimimin e fëmijëve të ngujuar në shtëpitë e tyre ka dështuar. “Vizion Plus” në një kronikë të përgatitur nga gazetarët e saj raporton se 34 fëmijë që janë aktualisht të ngujuar nuk zhvillojnë asnjë orë mësimi. Drejtorja e drejtorisë arsimore Shkodër thotë se është e vështirë që të shkohet në këto shtëpi për t’ju dhënë mësim fëmijëve. Fëmijët kur shkojnë në shkollë shoqërohen nga prindërit. Kurse në rastin e fëmijëve të ngujuar duhet dikush te iniciojë futjen e mësuesve ne shtëpitë e te ngujuarve. Kjo është një çështje e vështirë. Edhe pse sipas kanunit fëmijët nuk duhet të vriten si shkak i gjakmarrjes, frika është prezentë tek të gjitha familjet e ngujuara në qarkun e Shkodrës. Në raportimin e “Vizion Plus” thuhet se ka pasur dy tre raste kur është qëlluar edhe mbi fëmijët pavarësisht se kanuni e ndalon një gjë të tillë.

 

L.V

 

http://vizionplus.al/femijet-e-ngujuar-rrezikojne-te-mbesin-analfabete/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.