Analistët në Kosovë: Blloku të heqë dorë nga kryeparlamentari që t’i hapet rruga zgjidhjes së ngërçit

Postuar në 26 Tetor, 2014 00:40

Pas gati 5 muajsh nga zgjedhjet dhe ende nuk është konstituuar Kuvendi në Kosovë. Sipas gazetës “Tribuna” analistët thonë se partitë e Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje duhet të heqin dorë nga kryeparlamentari, në mënyrë që ta formojnë Qeverinë. Por, ata thonë se edhe presidentja duhet t’i garantojë partitë e Bllokut që herën e dytë do t’ua jap të drejtën për formimin e Qeverisë. Mundësia më e lehtë e Bllokut të 4 partive për ta formuar Qeverinë e re është që të heq dorë nga posti i kryeparlamentarit. Këtë e thonë analistët politikë, sikurse e ka thënë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Albert Krasniqi nga Instituti KIPRED, që monitoron partitë politike, thotë se edhe nëpër degët e partive të Bllokut kërkohet që të sakrifikohet posti i kryetarit të Kuvendit. Ndërsa analisti Artan Muhaxhiri thotë se për dalje nga kjo situatë, duhet ose një kompromis i brendshëm, ose një presion nga ndërkombëtarët. Sipas tij, kjo e fundit është mundësia më e madhe. Ditë më parë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Blloku e ka si mundësi më të lehtë për të arritur në Qeveri nëse heq dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kur është pyetur për këtë ka deklaruar se edhe po të ndodhë një tolerancë në këtë rast, herët apo vonë Kosova do të përballet me pyetjen se a është në gjendje të çlirohet prej shtetit të kapur nga PDK-ja.

 

L.V

 

http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=87194

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.