Dosja hetimore/ Julian Sinanaj, si merrte porosi me e-mail për minat me telekomandë

Postuar në 26 Tetor, 2014 02:15

Dosja e bombave me telekomandë bëhet gati për në Gjykatë. “Gazeta Shqiptare” në një shkrim tryesot të saj shkruan se një biznesmen vlonjat rezulton të jetë i implikuar me bandën e bombave C4, pasi dyshohet që përmes Andon (Erjon) Mëhillajt, ka porositur të dyshuarin si vrasës me pagesë, Julian Sinanajn, të ekzekutojë J. M., një eksponent i njohur në qytetin e Vlorës. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë nga dosja hetimore që pritet të depozitohet këto ditë për Sinanajn në gjykatë.  Sipas shkrimit në këtë gazetë gjatë gjykimit pritet të dalin në dritë prova dhe fakte për përfshirjen në bandën e “bombave C4” edhe të biznesmenit me emrin Ardi, i cili edhe pse i identifikuar nga prokuroria për Krime të Rënda, nuk është vënë në pranga. Në dosjen e prokurorisë hidhet dritë dhe mbi detaje të vënies së eksplozivit në shtëpinë e Ardian Kollozit, kandidatit për deputet të PD në qarkun e Vlorës. Mandej, zbardhen pjesë të dëshmisë së Julian Sinanajt, i cili drejton gishtin drejt Marjon Mitros, si porositës i lëndës eksplozive që u zbulua në makinën e prefektit të Qarkut Vlorë, Besnik Dervishi. 

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.