“Panorama”: Siguracionet, kategoritë që do paguajnë më shumë

Postuar në 26 Tetor, 2014 03:30

Gazeta “Panorama” shkruan sot se “burime pranë dy prej kompanive të sigurimeve bënë me dije se ka pasur disa diskutime me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Italia duket shembulli më i mirë pasi është edhe më i përafërt në pjesën e kushteve të tregut, të paktën në disa drejtime. Ndërsa duke cituar burime pranë kompanive të sigurimit, gazeta shkruan se aktualisht po flitet për një ndarje me 18 kategori sa i përket sigurimit të mjeteve motorike. Pra sa më e lartë kategoria, aq më i lartë çmimi dhe sa më e ulët kategoria, aq më i lirë çmimi. “Në thelb synohet që nisja e kategorisë, pra niveli i parë i sigurimit, të jetë me 50 për qind të çmimit, kurse penalizmi për kategorinë e fundit, pra të 18-të, të jetë sa 200 për qind e çmimit. Konkretisht supozojmë se primi fillestar për një mjet në kategorinë një do të jetë 5000 lekë, për atë që është në kategorinë e fundit ky prim do të jetë 10 000 lekë. Sigurisht ky është një shembull i supozuar dhe nuk ka të bëjë aspak me çmimet reale, pasi çdo kompani do të ketë një prim të vetin të llogaritur mbi variabile të ndryshme. Ajo që do të ketë në bazë në fakt një model i tillë duket se do të jetë “risku i personalizuar” për çdo drejtues mjeti” shkruan gazeta. Me legjislacionin aktual vendosja e çmime nga ana ekompanive është e liberalizuar dhe AMF nuk mund të ndërhyjë. Kjo në fakt ngre edhe pikëpyetje se sa i zbatueshëm mund të jetë modeli i ri.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.