Serbja“Blic”: A e “pranoi” Putin pavarësinë e Kosovës?

Postuar në 26 Tetor, 2014 03:51

Zyrtarët serb nuk shohin asgjë të keqe në deklaratat e fundit që ka bërë presidenti rus Vladimir Putin, ku e barazon rastin e Kosovës me atë të Krimesë.  Gjatë një konference për media, Putin ka deklaruar se Krimea është pjesë e Ukrainës e cila është aneksuar nga Rusia, njësoj si edhe rasti i Kosovës.  Sipas Putinit, dallimi i vetëm ndërmjet tyre është se Krimea është ndarë me anën e një referendumi, ndërkaq Kosova me anë të një deklarate të pavarësisë. 

“Tani, si duhet të kuptohen këto deklarata të presidentit rus, i cili në mënyrë të tërthortë “pranoi” pavarësinë e Kosovës”, shkruan “Blic”, i cituar nga gazeta “Express” në Kosovë. Në artikull evidentohet gjithashtu se pavarësisht kësaj deklarate të presidentit Putin është i qartë qëndrimi rus karshi Kosovës dhe se “Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

Shkrimi i “Blic-it”: http://www.blic.rs/Vesti/Politika/505645/Putin-zbog-Krima-priznao-Kosovo

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.